Nuk u pranua në shkollën e Magjistraturës për shkak të një dënimi kur ishte i mitur, shqiptari fiton betejën në Strasburg, i hapet rruga për tu bërë prokuror Projektligji për Mediat Audiovizive është diskutuar nga anëtaret e
Komisionit të Medias dhe Edukimit, të cilët kanë kërkuar që të
pasqyrohen në të, jo vetëm sugjerimet e ekspertëve të Këshillit të
Europës dhe OSBE-së, por edhe të aktorëve të interesit.
“Çështjet që ju ngrini janë shumë të rëndësishme, sidomos çështja e kalimit te transmetimet numerike, se nuk lidhet vetëm me Shqipërinë. Aty duhet vepruar në kuadër rajonal dhe ky është një problem shumë i rëndësishëm, prandaj ata janë të rëndësishëm si aktorë, për të qenë pjesë e seancës dëgjimore. Problemi është që ne vendosëm njëherë, që ju do të bëni projektin, ne do ta diskutojmë në komision dhe marrim një vendim”, tha Leskaj.
Ndërsa deputeti Mark Marku tha se ka patur disa diskutime me grupet e interesit, por projektligji ka ndryshuar shumë. “Një takim me grupet e interesit duke iu dhënë kohë dhe duke i përfshirë të gjithë edhe ata që kanë paraqitur kërkesën për të marrë pjesë në diskutime do të ishte më e mirë”, tha Marku.
Deputeti Alfred Dalipi ka kerkuar qe ne ligj te parashikohet periudha tranzitore, ne te cilen kane operuar shume subjekte.
“Ka disa, të cilat nuk janë trajtuar dhe ka shumë operatorë, të cilët janë pjesë e asaj periudhe që është shumë e rëndësishme në ligj që është periudha tranzitore. Te kjo periudhë bëhet fjalë, që po kalojmë nga një teknologji te tjetra dhe ai që e pëson është konsumatori. Në të gjithë Europën dhe atje ku ka kaluar nga sistemi analog, në numerik, ligji ka parashikuar edhe periudhën tranzitore, çka këtu ne nuk e kemi parashikuar. Do të ishte mirë që shumë operatorë, të cilët i kanë paraprirë ligjit, pra kanë kaluar në numerik para se sa ne të nxirrnim një ligj integral, të thirren, sepse kështu cënohen edhe interesat e biznesit edhe interesat e qytetarit”, tha Dalipi.
Nje pike e rendesishme eshte eshte dhe rekomandimi i eksperteve te Bashkimit Europian per formen e perzgjedhjes se anetareve te Autoritetit te Mediave Autovizive. Ne nenit 9 te ketij projektligji thuhet se ne çdo rast komisioni mban parasysh ruajtjen e balances se tre kandidateve te mbeshtetur nga mazhoranca, tre te mbeshtetur nga opozita dhe nje kanditat i perzgjedhur me konsensus. Nese per kandidatin e fundit nuk arrihet konsensusi, komisioni ben perzgjdhjen me short. Kater kandidatet i propozohen per miratim seances plenare.
Top Channel