Presidenti francez Nicolas Sarkozy njoftoi planet për vendosjen e një
takse mbi transaksionet financiare. Taksa prej 0.1 % do të vihet në
muajin gusht pavarësisht qëndrimit që do të mbajnë vendet e tjera
europiane, nëse do ta ndjekin shembullin e Francës apo jo.
Tatimi eshte pjese e nje pakete masash te krijuar nga presidenti per promovimin e rritjes ekonomike dhe krijimin e vendeve te reja te punes. Me valen e reformave ekonomike qe propozon, Sarkozy po perpiqet te binde votuesit se ai eshte lideri i duhur per riperteritjen e ekonomise se vendit. Tre muaj perpara zgjedhjeve presidenciale, ku shefi ne largim i Elizese ende s`e ka shpallur zyrtarisht kandidaturen, vemendja eshte perqendruar tek ekonomia ne mesin e krizes se eurozones, por edhe recesionit te bute qe ekspertet besojne se Franca eshte duke kaluar.
“Pa u nxituar, mund te them se elementet e stabilitetit financiar ne Europe e ne bote jane percaktuar. Kriza ekonomike eshte aty akoma dhe shume e thelle madje, por me krizen financiare ne fillimin e 2012-tes, Franca ka marre masa, Europa ka marre masa, G20-ta ka marre masa rregulluese duke i lejuar keshtu gjerat te stabilizohen”, tha Sarkozy.
Sarkozy tha me tej se shpreson qe vendosja e kesaj takse do t’i shtyje dhe vendet e tjera te kalojne ne veprim. Vete shefi i Elizese nuk ka dha sqarime te metejshme, por burime qeveritare thane per Reuters, se ajo do te kete ne shenjester aksionet, jo obligacionet. Bindja e Sarkozise eshte se prej kesaj takse do te perfitohen 1 miliarde euro te ardhura te reja.
Top Channel