Mbretëria e Bashkuar, mburojë anti-raketë
30/01/2012 18:15
Quhet “Sea Ceptor” mburoja e re anti-raketë e Marinës Mbretërore, në Britaninë e Madhe, në gjendje të lokalizojë raketa supersonike.
Kupola mbrojtëse do të kushtojë rreth 483 milionë stërlina.
Raketat që do të lokalizojnë raketat armike të lëshuara drejt anijeve do të arrijnë shpejtësinë “Mach 3” dhe do të jenë të montuara tek fregatat e flotës.
Lajmin për këtë projekt e ka bërë të ditur Ministria britanike e Mbrojtjes, e cila ka saktësuar se projekti do të krijojë 500 vende pune.
Top Channel