Pak ditë pas vdekjes së një nëne të re në spitalin e Korcës, edhe foshnja e saj është braktisur. Babai i foshnjës ka deklaruar se nuk e përballon dot rritjen e foshnjës, e cila pas lindjes u kurua për shkak të gjendjes së keqe shëndetësore.
Sapo foshnja u përmirësua, ajo rrezikon të mbetet edhe pa prindërit. Fëmijës tashmë i është vendosur edhe emri Erjon, por ende vijon të mbetet në ambjentet e maternitetit. Mjekët sqarojnë se tashmë fëmija është kuruar dhe ka nevojë për ambjentin familjar.
“I ati e ka trajtuar këtë cështje me mua dhe kolegët e mi dhe deri tani ai nuk ka vendosur nëse do ta cojë në befotrof apo shtëpi. Foshnja nuk ka më nevojë për mjekim, por ka nevojë për kujdes prindëror”, ka deklaruar mjekja Resmie Ibi.
Pavarësisht se i është thënë se foshnja Erion Dinoshi ndodhet jashtë rrezikut për jetën, babai i tij deklaron se do të nisë procedurat për ta lënë foshnjën nën kujdesin e shtetit.
“Në shtëpi prej një vit e gjysmë s’kam asnjeri dhe jam vetëm. Nuk mund ta marr përsipër ta rris, pasi nuk kam asnjë lloj ndihme. Kërkoj që të merren masat që të gjendet fajtori për vdekjen e gruas sime, ndryshe do marr masa vetë, sepse nuk ka shtet”, ka thënë Fatos Dinoshi.
Erjola Dinoshi vdiq në 6 janar të këtij viti në ambjentet e maternitetit të Korcës si pasojë e një hemoragjie, ndërsa ende nuk ka dalë rezultati shkresor i ekspertizës nga kryeqyteti.
Pak ditë pas vdekjes, edhe familjarët e 22-vjecares kërkuan drejtësi, duke mos përjashtuar përgjegjësinë e mjekëve për këtë ngjarje të rëndë.
Top Channel