Seksioni i Apelit në Organizatën Botërore të Tregtisë ka njoftuar se ka marrë një vendim kundër kufizimit të eksporteve nga Kina, për disa lloje materialesh, me argumentin e mbrojtjes së prodhuesve vendas.
Kina kishte apeluar vendimin e OBT-së në korrik, me pretendimin se ai shkelte rregullat globale të tregtisë. Shtetet e Bashkuara, Evropa dhe Meksika argumentuan se bllokimi i eksporteve të Kinës për këto mallra, si magnezi apo lëndë të tjera minerare, coi në rritjen e cmimit.
Por Kina kishte kundërshtuar se kufizimi i eksporteve të saj për 9 materiale të papërpunuara kishin si qëllim mbrojtjen e mjedisit.
Në një deklaratë, Apeli i OBT-së thotë se Kina duhet të cojë nivelin e eksporteve në kuotën e duhur dhe në përputhje me detyrimet ndaj OBT-së.
Cështja ka shkaktuar tensione mes Kinës dhe disa prej partnerëve kryesorë të saj në tregtinë botërore.
Në një deklaratë, përfaqësuesi amerikan i Tregtisë, Ron Kirk e cilësoi vendimin si: “një fitore të rëndësishme për SHBA, në vecanti për prodhuesit dhe punëtorët”.
Ndërkohë që cështja kërkon që Kina të bindet, BE vazhdon të jetë i shqetësuar nga përdorimi i kufizimeve nga qeveria kineze për materialet minerare.
Por misioni kinez në selinë e OBT-së në Gjenevë shprehu “keqardhjen e thellë” që Apeli mbështeti shumicën e pikave të vendimit të mëparshëm. Gjithësesi, Kina deklaroi se do të vepronte në pajtim me përfundimet e organizatës.
Top Channel