Ai u shndërrua në një hero dhe familja e tij në një familje për të cilën gëzonin respekt fqinjët e mbarë India, por sot, kjo familje jeton në mizeri dhe mezi siguron jetesën.
Bëhet fjalë për familjen e Dev Raj Singh Thakur, rreshterit që në 30 janar të vitit 1948 arrestoi vrasësin e Mahatma Gandhit. Pasardhësut e tij jetojnë në një qytezë të Himachal Pradesh në kushtet ekstreme varfërie. Pikërisht në përvjetorin e vrasjes së Mahatma Gandhit, “babait” të Indisë, pasardhësit e rreshterit u kanë bërë thirrje autoriteteve indiane të tregojnë vëmendje ndaj me ndonjë shpërblim për statusin e heroit dhe me sigurimin e një vendi pune.
Mahatma Gandhi u vra më 30 janar 1948 nga Nathuram Godse, një aktivist i lëvizjeve ekstreme të së djathtës.
Top Channel