Gërdeci, mbrohen të akuzuarit

30/01/2012 00:00

Gjeneral major Shpëtim Spahiu, ish-komandant i Forcës së Bashkuar, u
paraqit në Gjykatën e Tiranës për t’u mbrojtur ndaj akuzave të
Prokurorisë për shpërdorim detyre, në lidhje me tragjedinë e Gërdecit.

“Une ende nuk e kuptoj se ku qendron pergjegjesia ime per shperthimin e Gerdecit. Komanda e Forces se Bashkuar, – tha gjeneral Spahiu, – nuk kishte asnje detyre kontraktimi, monitorimi dhe mbikeqyrjeje, ne ish repartin e tankeve, sepse Ministria e Mbrojtjes e kaloi këtë objekt ne perdorim te nje subjekti privat”.

Shpetim Spahiu i solli ne kujtese gjykates, se gjate asaj kohe ai si kreu i Komandës së Forcës së Bashkuar, u tha eproreve, se ky vend paraqiste probleme dhe se kjo prone te hiqej nga administrimi i reparteve vartese te saj.

Duke iu referuar konkluzioneve te hetimit se tragjedia ndodhi aksidentalisht, gjenerali pohoi, se ashtu si shume te tjere, ai nuk do guxonte te perjashtonte ndonje piste tjeter, edhe pse prokuroria e perjashtoi lehtesisht. “Ne kete pike, – vijoi me tej gjenerali, – diskutimi publik i ngjarjes ka evidentuar nje sere indikacionesh te tjera, te cilat duhet te kishin terhequr vemendjen e prokurorise”.

Para gjykates u mbrojt edhe ish-drejtori i fabrikes se demontimit ne Gerdec, Dritan Minxolli i cili theksoi se prokuroia nuk u permbahet aspak provave te marra ne hetimin gjyqesor.”Une nuk ia kam mbyllur dyert e fabrikës ndonje kontrolli apo inspektimi te Ministrise se Mbrojtjes, – tha Minxolli, – mbi procesin qe zhvillohej aty. I kujtoj trupes gjyqesore, – vijoi Minxolli, – se fabrika u ngrit brenda nje territori ushtarak egzistues, te rrethuar dhe besoj se çelesat e hyrjes ne ate repart i mbante tjeterkush. Detyra ime ishte ne aspektin e menaxhimit te proceseve te punes, e thene ndryshe nje ure lidhese mes administratorit te ‘Albademil’ dhe fuqise punetore”.

“Hetimi i prokurorise ka qene i manget, – akuzoi Minxolli, – dhe teresisht tendencioz dhe eshte pranuar apriori vetem versioni i aksidentit, edhe pse prokuroria nuk hetoi dhe as kreu ndonje eksperiment hetimor per te provuar versionin e saj”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB