Francë, rritja ekonomike vetëm 0,5%

30/01/2012 20:25

Franca reduktoi pritshmërinë e saj për rritjen ekonomike në 2012-n në 0,5% nga 1%.

Ishte vetë kryeministri Francois Fillon, i cili lajmëroi për rishikimin e shifrave zyrtare, në një konferencë për shtyp gjatë së hënës.

“Duke patur parasysh kushtet e përkeqësuara ekonomike, qeveria beson se rritja ekonomike do të jetë më e vogël nga sa besohej më parë, në rendin e 0,5%”, u shpreh Fillon, i cili gjithsesi hodhi poshtë spekulimet për mundësinë e kalimit të ekonomisë së dytë më të madhe në Europë në recension.

Deklarata e Kryeministrit Francez erdhi ndërsa liderat e vendeve të BE-së u takuan në Bruksel, në një samit ku kriza ekonomike dhe papunësia në rritje dominuan bisedat e ditës së parë.

Sidoqoftë, parashikimet e Parisit zyrtar mbeten më pozitive se ato të FMN-së, që parashikon për Francën një rritje prej vetëm 0,2% në 2012-n.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA