Florida, zjarri shkakton aksidente

30/01/2012 00:00

Përplasja e një vargu makinash njëra pas tjetrës në Florida të Shteteve
të Bashkuara të Amerikës ka marrë 10 jetë njerëzish, ndërsa të paktën 18
vetë u dërguan në spital.

Aksidenti i rende ku u perfshine 12 makina e 6 kamione ndodhi pa zbardhur dita ne rrugen nder-shteterore numer 75, prane Gejnsvill. Arsyeja, sipas gjasave, ka qene dukshmeria e ulet, pasoje e tymit te dendur ne zone te shkaktuar nga nje zjarr pyjor ne afersi.

Autoritetet po hetojne sesi nisi zinxhiri i perplasjeve ne arterien me te rendesishme rrugore qe kalon permes Florides. Ne njerin nga rastet, dy automjete dhe nje kamion mallrash u perfshine nga flaket dhe zjarri shkriu asfaltin e rruges. Autostrada ka qendruar e mbyllur per ore te tera. Pamjet e tmerrshme filmike nga vendngjarja tregojne makina te shkaterruara, disa te shtypura nga kamionet e rende e nje pjese te djegura te perhapura ne rruge dhe ne anet e saj. Sa per flaket e kthyera ne zanafillen e tragjedise, nuk perjashtohet mundesia qe te behet fjale per zjarrvenie te qellimshme.

Top Channel