Pa Mbretër, mijëra qytetarë protestuan në SHBA dhe Evropë kundër Trump dhe luftës ndaj Iranit Të gjithë vendet anetare të Bashkimit Europian, përvec Britanisë së Madhe dhe Republikës Ceke, firmosën “paktin fiskal”, gjatë samitit që u zhvillua në Bruksel.
Përmes ketij pakti, synohet të përforcohen rregullat e bilancit dhe deficitit në të gjithë 25 firmëtarët.
Pakti u arrit pas një tjetër marrëveshje; zgjerimin e mbledhjeve të anëtarëve të Eurozonës, me pjesëmarrjen e vendeve që kanë nënshkruar paktin e bilancit, megjithëse nuk janë anëtarë të Eurogrupit.
Gjatë diskutimeve pati një përplasje të fortë mes Polonisë, pro kësaj ideje dhe Francës që e kundërshtonte.
Sipas disa burimeve, mirëkuptimi u gjet, me zhvillimin e dy takimeve në vit të Eurozonës, ku do të debatohen tema e strategjive që lidhen me monedhën e përbashkët.
Një tjetër mbledhje do të jetë e hapur për vendet e tjerë anëtare të paktit fiskal, që do të trajtojnë cështjen e ripërtëritjes së euros dhe konkurrueshmërinë.
Në Brukselin e paralizuar nga grevat kundër papunësisë dhe masave të shpetimit, u formalizua marrëveshja për Fondin Shtet-Shpëtues apo sic njihet. Gjithashtu u miratua deklarata për rritjen e punësimit.
Top Channel