SHBA, Cain mbështet Gingrich

29/01/2012 11:40

Kandidati i tërhequr nga gara për të përzgjedhur kandidatin republikan për president në SHBA, Herman Cain, ka shprehur mbështetjen për Newt Gingrich, një prej katër kandidatëve të mbetur.

“Mbështes zyrtarisht Gingrich për president të ardhshëm të SHBA-ve”, u shpreh Cain nëpërmjet rrjetit shoqëror “Twitter”.

Favorit në sondazhe në hapjen e fushatës, Cain u detyrua të tërhiqej për shkak të zbulimit të disa skandaleve seksuale në të cilat ai Ishte i përfshirë. Ai i bëri thirrje të gjithë simpatizantëve të tij që tashmë të votojnë për Gingrich.

Ky ishte një ndryshim i qëndrimit i befasishëm nga ana e Cain, pasi ai kishte deklaruar se nuk do të mbështeste asnjë rival të mbetur në garë në momentin e tërheqjes.

Lajmi vjen në prag të votimeve vendimtare të Floridës, ku Romney zotëron një epërsi të vogël në sondazhe ndaj Gingrich. Sipas mediave amerikane, në shtetin e madh lindor, do të jetë përcaktuese vota e delegatëve partiakë me origjinë latine.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA