29 punëtorë kinezë janë rrëmbyer mëngjesin e së dielës në Sudan.
Lajmi u konfirmua nga vetë rebelët që realizuan pengmarrjen, në jugun e vendit. Rebelët në Kordofanin e Jugut janë prej vitesh në luftë të hapur me ushtrinë sudaneze, ndërsa përpiqen të fitojnë pavarësinë e krahinës së tyre.
Sipas zëdhënësit të Lëvizjes Popullore për Çlirimin, së bashku me shtetasit kinezë janë marrë peng edhe disa antarë të ushtrisë së rregullt.
Ministria e Jashtme Kineze ka reaguar ashpër nëpërmjet një deklarate, në të cilën kërkonte lirimin e menjëhershëm të shtetasve të saj.
Megjithatë, besohet se rebelët do të vendosin një çmim për 29 shtetasit. Pengmarrjet janë një prej mënyrave nëpërmjet të cilave rebelët e Kordofanit financojnë luftën e tyre të armatosur.
Top Channel