Qeveria afgane, bisedime me talebanët

29/01/2012 19:48

Qeveria afgane po planifikon një takim me përfaqësues të Talebanëve në Arabinë Saudite si përpjekje për rifillimin e bisedimeve të paqes.

BBC ka mësuar se takimi i cilësuar historik për vendin do të zhvillohet javët në vazhdim, përpara krijimit të një zyre të Talebanëve në Katar.

Deri më tani besnikët e regjimit të përmbysur ne 2001-shin kanë refuzuar ta njohin qeverinë e presidentit Hamid Karzait. Zyrtarë të lartë në Kabul pohojnë pjesëmarrjen e talebanëve në takim, ndonëse vetë grupi militant ka refuzuar të komentojë mbi këtë levizjë.

Deri tani ata kanë insistuar të flasin vetëm me Shtetet e Bashkuara dhe të tjerë aleatë të qeverisë afgane. Edhe nëse zyra e talebanëve hapet në Katar, ne do t’i vazhdojmë përpjekjet tona për bisedime përmes rrugësh të tjera në rajon, përfshirë ndërhyrjen e Arabisë Saudite dhe Turqisë, thanë të njëjtat zyrtare për BBC.

Sauditët kanë luajtur rol të rëndësishëm në të kaluarën, dhe ne e vlerësojmë shumë punën e tyre. Tentativat e Katarit dhe Shteteve të Bashkuara për rinisjen e procesit të paqes pa konsultimin e plotë me qeverinë afgane, e nervozuan aq shumë presidentin Karzai sa në muajin dhjetor tërhoqi ambasadorin e vendit të tij nga Doha.

Sipas raporteve të të përditshmes britanike “Daily Telegraph”, një numër drejtuesish talebanë kanë mbërritur tashmë në Katar, por detajet për krijimin e një zyre të tyren të përhershme në këtë vend, ende nuk janë finalizuar.  

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA