Sekretari i Përgjithshëm i Organizatës së Kombeve të Bashkuara, Ban Ki-moon, i bëri thirrje vendeve afrikane që të përmirësojnë statistikat e tyre në respektimin e të drejtave të njeriut.
Mbi të gjitha, sipas Ki-moon, situata paraqitet veçanërisht shqetësuese në lidhje me respektimin e të drejtave të minoriteteve dhe të homoseksualëve.
“Vendet e Afrikës duhet të inkurajojnë frymën e tolerancës ndëretnike dhe seksuale. Në ditët e sotme, dhunimi i këtyre të drejtave thelbësore të njeriut është një fenomen jashtëzakonisht shqetësuese në shumë vende të këtij kontinenti”, u shpreh Ki-moon, nga Etiopia, ku është në zhvillim një samit i Bashkimit Afrikan.
Kreu i Organizatës së Kombeve të Bashkuara theksoi se “për shumë kohë me radhë, këto probleme janë neglizhuar, duke rënduar situatën”.
Homoseksualiteti vazhdon të konsiderohet i paligjshëm në shumicën e vendeve afrikane dhe diskriminimi seksual është shumë i përhapur.
Top Channel