Iran, mbërrijnë inspektorët bërthamorë

29/01/2012 10:05

Inspektorët e Agjensisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike kanë nisur një vizitë tre ditore në Iran, me qëllimin për të përcaktuar se deri në çfarë pike ka avancuar programi bërthamor i vendit aziatik.

Vizita vjen në një kohë kur tensioni midis Teheranit dhe Perëndimit është në rritje të vazhdueshme.

Drejtori i përgjithshëm i ANEA-s, Yukiya Amano, u shpreh në mbërritjen e tij në vend se Irani duhet të ulet në tryezën e bisedimeve për t’i dhënë përgjigje pyetjeve të ngritura.

Së fundmi, vendi është bërë viktimë e masave të shumta shtënguese ndërkombëtare, për shkak të programit të tij bërthamor.

Sipas vendeve përëndimore, Teherani është duke u përpjekur të ndërtojë armë të shkatërrimit në masë, por një pretendim i tillë mohohet prej autoriteteve vendase, të cilat theksojnë se po zhvillojnë teknologjinë bërthamore vetëm për qëllimin e përdorimit të saj në sektorin energjitik.

Shefi i skuadrës së ANEA-s që mbërriti në vend të dielën shprehu besimin e tij “mbi mundësinë e zgjidhjes së kontraktikave me Iranin”.

Megjithatë, ambadori iranian në Agjensinë Bërthamore, Asgar Soltaniyeh, e konsideroi mbërritjen e delegacionit në vend si një “shenjë e dëshirës së Teheranit për të bashkëpunuar” dhe për të treguar qëllimet e tij paqësore.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA