Kandidati republikan Mitt Romney po shkëputet nga rivali i tij Newt Gingrich, me nëntë pikë më lartë në sondazhet e zhvilluara në Florida.
Kandidatët po zhvillojnë fushatë në një shtet kyc përpara mbajtjes së zgjedhjeve primare javën e ardhshme.
Kuotat e zotit Romney u rritën një ditë pasi ai detyroi zotin Gingrich që të mbrohej në një debat televiziv kokë më kokë.
Kandidati fitues mes republikanëve do të përballet me presidentin Barack Obama për drejtimin e Shtëpisë së Bardhë në muajin nëntor.
Një sondazh i kryer nga Quinnipiac University dhe i publikuar të premten e vendoste zotin Romney në 38 për qind, kundrejt 29 për qind të zotit Gingrich.
Sondazhi në Florida u krye para se kandidatët të përplaseshin në debatin televiziv të së enjtes, ku u diskutua për cështjen e emigracionit.
Edhe një sondazh tjetër i kryer nga Sunshine State Neës e nxjerr zotin Romney 9 pikë më lart se rivali i tij, konkretisht 40 kundër 31 për qind.
Megjithatë, një sondazh kombëtar i bërë nga Gallup tregon se ish-guvernatori i Masacusetsit kryeson ndaj ish-kryetarit të Dhomës vetëm me 8 për qind.
Ndërkohë, ish-senatori i Pensilvanisë, Rick Santorum dhe kongresmeni i Teksasit Ron Paul ndodhen shumë mbrapa dy kandidatëve të mësipërm.
Top Channel