Një zjarr i fuqishëm ra në një qendër rehabilitimi për personat e me varësi nga droga në kryeqytetin peruan, Lima e për pasojë të paktën 24 persona kanë gjetur vdekjen.
Sic njoftojnë autoritetet vendase, zjarri ra në dy dhoma të katit të dytë të ndërtesës dhe flakët u përhapën me shpejtësi në të gjithë godinën. 15 persona të tjerë arritën të shpëtoheshin nga zjarrfikësit, disa prej të cilëve me djegie të shkallës së rëndë.
Zjarrfikësit vunë nën kontroll flakët pas disa orësh dhe grupet e shpëtimit mbërritën në zonë për të vazhduar kërkimet për ndonjë person të mbijetuar apo për gjetjen e trupave të tjerë të pajetë.
Shkaqet e zjarrit mbeten ende misterioze. Autoritet thonë se dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme nga personat e rehabilituar në qendër.
Top Channel