
Kundër Presidentit e Sirisë, Bashar Al Asad. Aktivistët siriane dhe Liga
Arabe i kërkon Kombeve të Bashkuara të marrin hapa vendimtare pas
shpërthimit të një vale tjetër dhunë në vend, që i kushtoi jetën
dhjetëra njerëzve.
Britania e Madhe, Franca dhe Gjermania hartuan një draft/rezolute së bashku me vendet arabe, duke mbështetur thirrjen e Ligës për dorëheqjen e Presidentit Bashar Al Asad dhe kalimin e pushtetit tek zevendesi i tij.
“Ne po përballemi me një krizë të madhe. Nuk po luaj me fjalët, më shumë se 5500 persona u vranë. Vendi po rreshqet në një luftë civile. Po kerkojme ne cdo menyre një zgjidhje politike. Nuk ka alternative. Kemi këtu vendet e Ligës Arabe, qe propozon një zgjidhje. Reagimi ynë është i thjeshtë për ta mbështetur. Por sërish nuk ka gje”, tha Gerard Araud, ambasadori francez në OKB.
Rusia, vendi aleat me Sirine deklaroi se nuk do ta mbështese tekstin. I dërguari I Rusisë në Kombet e Bashkuara, Vitali Curkin u tha gazetareve pas takimit në Nju Jork se projekt rezulta është e papranueshme, por Moska është e gatshme të angazhohet në bisedime të tjera. Curkin tha se Rusia ka përcaktuar vizat e kuqe dhe se rezoluta nuk duhet të përmbajë cdo kërcënim për sanksione apo embargo të armëve.
“Jam i inkurajuar nga fakti që kolegu rus deklaroi se dëshëron të përfshihet në diskutime të tjera. Natyrisht që ai permendi disa pengesa dhe ne i degjuam, jo embargo armesh, jo sanksione, jo ndryshim te rregjimit. Në contrast me te, ne nenvizuam filozofine tone”, tha Peter Wittig, ambasadori gjerman në OKB.
Rusia dhe Kina i vuri veto projektrezolutes kundër Sirisë, në fund të vitit të kaluar.Kreu i misionit te Liges Arabe, gjenerali Mustafa Al Dabi tha se dhuna ka zgjeruar permasat ditet e fundit. Vetem ne dy dite, sipas aktivisteve, kane humbur jeten 135 persona.
Top Channel