Karzai në Britani, takim me Cameron

28/01/2012 09:00

Presidenti afgan Hamid Karzai ndodhet në Britani për t’u takuar me kryeministrin David Cameron pas vendimit të Francës për të përshpejtuar tërheqjen e trupave nga Afganistani.

Presidenti Karzai dhe Cameron do të nënshkruajnë një marrëveshje që do të përcaktojë se si dy vendet do të punojnë së bashku pas tërheqjes së trupave luftarake britanike në vitin 2014.


Trupat franceze do të largohen nga fundi i vitit 2013
, një vit më herët se parashikimi. Karzai deklaroi të premten në Paris se do të jenë trupat afgane që do të zëvendësojnë ato.

“Franca dhe vendet e tjera aleate e kanë ndihmuar shumë Afganistanin në 10 vitet e fundit. Falë kësaj ndihme, Afganistani është gati të marrë më shumë përgjegjësi”, tha presidenti.

Britania ka dyfishin e numrit të trupave në Afganistan krahasuar me vendet e tjera të Evropës, por nuk është në gjendje të plotësojë hapësirën që do të lënë ushtarët francezë.

Londra është ndalesa e tretë e turit të presidentit Karzai, pas vizitave në Itali dhe Francë. Me zotin Cameron ai do të bisedojë mbi situatën e bisedimeve të paqes me talebanët, të cilat sapo kanë filluar.

Kryeministri britanik pritet të nënshkruajë një marrëveshje për ngritjen e një akademie trajnimi në Afganistan, bazuar në modelin ushtarak mbretëror.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA