Presidenti afgan, Hamid Karzai mberriti ne Londer ku u takua me kryeministrin britanik, David Cameron.
Te dy lideret dolen para mediave pas takimit te tyre ku u bisedua per situaten ne Afganistan dhe per qendrimin e trupave britanike ne vend.
Kryeministri Cameron ritheksoi edhe njehere se trupat britanike do te qendrojne ne Afganistan, ashtu sic ishte parashikuar, deri ne fund te vitit 2014.
“Deshirojme te kemi marredhenie te mire afatgjate me Afganistanin, edhe pas terheqjes se trupave tona nga atje, proces qe do te permbyllet brenda 2014-s”, tha Cameron.
Keshtu ne turin e vizitave ne Europe, Karzai ka marre mbeshtetjen e liderve europiane per vendin e tij. Para udhetimit per ne Londer ai u ndal ne Paris, ku u prit nga presidenti francez, Nicolas Sarkozy. Bisedimet mes dy presidenteve u fokusuan ne misionin e rreth 4 mije trupave franceze ne Afganistan pas sulmit qe u mori jeten kater prej tyre nga nje rekrut i ushtrise afgane.
Sarkozy, siguroi homologun afgan se France do te vazhdoje misionin e saj ne Afganistan deri ne fund te 2013-s.
Top Channel