FMN: Kujdes nga shkurtimi i shpenzimeve

28/01/2012 14:40

Shkurtimi i papërshtatshëm i shpenzimeve mund të “mbysë” prespektivat e rritjes ekonomike, ka paralajmëruar shefja e FMN-së, Christine Lagarde.

FMN ka qenë një prej institucioneve që ka insistuar mbi nevojën që disa vende kanë për të shkurtuar borxhet e tyre, por disa druhen se një veprim i tillë mund të godasë rritjen.

Përgjigjia korrekte ndaj krizës së borxhit të eurozonës ka qenë në qendër të bisedimeve të Forumit Ekonomik Botëror të mbajtur në Davos.

“Ne nuk po sugjerojmë që të ketë konsolidim fiskal përtej kufirit. Disa vende duhet të ecin me shpejtësi përpara për të bërë një gjë të tillë, por disa të tjera kanë ende hapësira. Ato duhet të shikojnë se cfarë duhet të bëjnë, në mënyrë që të ndihmojnë veten”, ka deklaruar Lagarde.

Një tjetër zyrtar që shprehu shqetësimin e tij për komplikimet që mund të vijnë nga konsolidimi fiskal ishte sekretari amerikan i Thesarit, Timothy Gaithner.

Ai tha në takimin e përvitshëm të liderëve të politikës dhe biznesit të premten se ekziston reziku për një “cikël recesionar” nga masat anti-krizë.

“Ekziston rreziku që zhgënjimi nga rritja të vijë pikërisht nga masat anti-krizë, të cilat do të ushqejnë rënien dhe ky është një cikël që duhet ndaluar, me qëllim zgjidhjen e krizës financiare”, deklaroi Gaithner.

Disa vende të prekura nga kriza financiare si Greqia dhe Spanja po implementojnë plane të forta të shkurtimit të shpenzimeve dhe ngritje të taksave në mënyrë që të ulin deficitet.

“Për disa pjesë të Evropës nuk do të ketë alternativë tjetër përvecse riparimeve thelbësore të deficiteve buxhetore”, shtoi sekretari amerikan i Thesarit.

Në Forumin Ekonomik të Davosit, kancelarja gjermane Angela Merkel hodhi një ide të re për shpëtimin nga kriza e borxhit: “Transferim të pushtetit tek institucionet e eurozonës dhe jo zgjerimin e përmasave të Fondit të Shpëtimit”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA