Agjencia ndërkombëtare e kreditimit, “Fitch” ka zhvlerësuar mbrëmjen e së premtes me dy shkallë Italinë, duke e zbritur nga A+ në A-, duke ndjekur shembullin e “Standard & Poor’s”.
Lajmin e bëjnë të ditur mediat italiane, sipas të cilave lëvizja e “Fitch” nuk ka shqetësuar kryeministrin italian Mario Monti.
“”Fitch”? Unë për vete jam i qetë. Agjencia nuk zbulon gjëra të reja dhe nuk kritikon politikat aktuale të qeverisë”, ka deklaruar Monti, që ka në dorë fatin e Italisë.
Dhe në fakt agjencia vlerëson se vetëm përmes angazhimit të fortë të qeverisë Monti mbi llogaritë publike dhe reformat është shmangur një zhvlerësim më të rreptë.
“Gjithësesi, zhvlerësimi i Italisë reflekton situatën e një niveli të lartë të borxhit publik dhe një përqindje të ulët rritjeje që e kanë bërë vendin shumë të cënueshëm”, vlerëson “Fitch”.
“Shqetësuese është rritja e kostove të financimit me zgjerimin e hendekut mes normave të interesit dhe rritjes ekonomike që sjell komplikime negative në dinamikën e borxhit publik”, vijon më tej agjencia.
Bashkë me Italinë janë zhvlerësuar gjithashtu Spanja, nga A në AA-, Belgjika nga AA+ në AA, Sllovenia nga AA- në A dhe Qipro nga BBB në BBB-.
Top Channel