Vlora u trondit mëngjesin e së premtes nga një shpërthim tritoli, pasi makina e një efektivi policie u hodh në erë në lagjen “Pavarësia”.
Fatmirësisht, dëmet kanë qenë vetëm materiale, pasi rruga nuk ishte e populluar në orën që ndodhi ngjarja. Mjeti me targa britanike i përkiste efektivit Andi Begaj.
Burimet policore që po hetojnë ngjarjen shprehen se pista e një sulmi për shkak të detyrës është më e besuara deri tani.
Më parë gjatë javës, makina e Kryetarit të Bashkisë së Vlorës, Shpëtim Gjikës, u shkatërrua pasi u spërkat me benzinë dhe iu vu flaka nga persona ende të paidentifikuar.
Njëkohësisht, në qytet është i freskët kujtimi i vrasjes tronditëse të gjyqtarit SkerdilajD Konomi, i cili mbeti viktimë e një sulmi me bombë, ndërsa ishte duke qarkulluar me mjetin e tij në bulevardin kryesor të qytetetit, në shtator 2011. Vrasësit e Konomit ende nuk janë identifikuar.
Top Channel