Spanjë, mbi pesë milion të papunë

27/01/2012 09:55

Papunësia në Spanjë ka kaluar pragun e pesë milion personave në tremujorin e fundit të vitit 2011, treguan statistikat e Madridit zyrtar.

Sipas Institutit Kombëtar të Statistikave, deri në fund të dhjetorit, në vendin me 46 milion banorë numri i të papunëve ishte në 5,3 milion, nga 4,9 që kishte qenë në semestrin e mëparshëm, korrik-shtator.

Një rritje e tillë drastike do të thotë se papunësia totale ka shkuar në 22,8% të forcës aktive, norma më e lartë kjo në pothuajse dy dekada.

Spanja ka që tani normën e papunësisë më të lartë midis 17 vendeve të Eurozonës dhe pritet që situata të përkeqësohet edhe më shumë me vendin që po shkon drejt recensionit.

Partia Popullore, e ardhur në pushtet pas rënies në nivele të ulta historike të socialistëve për shkak të paaftësisë për të manaxhuar si duhet krizën, ka premtuar reforma të menjëhershme për punësimin, ndonëse ka bërë të qartë se situate problematike mund të ketë nevojë për kohë për t’u zgjidhur.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA