Sarkozy: Në Afganistan deri në fund të 2013-s

27/01/2012 18:25

Presidenti francez, Nicolas Sarkozy qetësoi aleatët e NATO-s, dhe vecanërisht Uashingtonin teksa deklaroi ditën e premte se Franca do të vazhdojë misionin e saj në Afganistan deri në fund të 2013-s.

Presidenti francez ka siguruar për këtë edhe homologun e tij afgan, ndërsa ka komunikuar edhe rinisjen e trajnimeve nga ana e forcave franceze të ushtrisë afgane, trajnime që u ndërprenë pas sulmit të një efektivi afgan që la të vrarë 4 ushtarë francezë dhe plagosi 16 të tjerë, pak ditë më parë.

“Franca do të vazhdojë misionin e saj në Afganistan deri në fund të 2013-s, ashtu sic ishte parashikuar në fillim. Do të rinisim operacionet e trajnimit me ushtrinë afgane, të cilat u ndërprenë pas sulmit të rekrutit afgan ndaj trupave tona”, tha Sarkozy.

Sulmi ndaj ushtarëve francezë u mor përsipër nga militantët talebanë, të cilët deklaruan me pas se kanë arritur të infiltrojnë në radhët e ushtrisë afgane elementë ekstremistë, të gatshëm të përmbushin detyrat dhe misionet e tyre që është “dëmtimi i armikut”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA