Zelensky i thotë ‘jo’ zgjedhjeve: Drejt kutive të votimit vetëm nëse arrihet armëpushim Kandidatët Republikanë për President në SHBA, Mitt Romney dhe Njut Gingrich janë përplasur mbi emigracionin në një debat televiziv në Florida.
Ndërsa duke u zotuar se nuk do të dëbonte emigrantët e paligjshëm afat-gjatë, Gingrich akuzoi Romneyn se ai ishte kandidati më anti-emigrant.
Romney etiketoi pretendimin e Gingrich si të “neveritshëm” dhe e akuzoi atë për përdorimin e “epiteteve të rënda”.
Florida është një shtet i lëkundur që do të zhvillojë garën e saj për Republikanët të martën e ardhshme.
Ish-senatori i Pensylvanias, Rick Santorum dhe Kongresmeni i Teksasit, Ron Paul, u shfaqën në debat bashkë Mitt Romney dhe Njut Gingrich.
Debati i së enjtes mbrëma në Jacksonville është hera e fundit që katër kandidatët do të shfaqen së bashku në një fazë kombëtare përpara sondazhit me mjaft ndikim të Floridas.
Top Channel