Më shumë se 50 protestues kundërshtarë të regjimit të presidentit sirian, Bashar al Asad, pushtuan ambasadën e Sirisë në Kairo, duke thyer dritaret dhe ulur flamurin, para se të shpërndaheshin, bënë të ditur zyrtarët dhe dëshmitarët.
Dëshimtarja, Dara Hisham Abdul Hadi tha se po parkonte makinën e saj afër ambasadës kur pa ngjarjen. Ajo tha se rreth 100 protestues ulën poshtë flamurin egjiptian dhe atë sirian.
“Ata po marshonin drejt ambasadës siriane duke brohoritur, “Poshtë Bashar al Asad”, tha ajo.
“Vetëm 10 nga protestuesit arritën të hynin në ambasadë”, shtoi dëshimtarja.
“Ishte dicka momentale dhe nuk kishte forca sigurie për t’i ndaluar. I gjithë incidenti zgjati rreth 20 minuta”, tha Hadi.
“Më pas ata nxorrën fotografitë e al Asad duke i grisur dhe brohoritur “Zoti është i madh”, vazhdoi ajo.
Dëshimtarja shtoi që kishte dëgjuar dy të shtëna pasi protestuesit u larguan drejt sheshit Tahrir.
Një zyrtar sirian, të cilit nuk i përmendet emri dhe pozicioni, pasi nuk është i autorizuar për të folur në media, i përmendi dy të shtënat, por theksoi se ato erdhën nga forcat egjiptiane të sigurisë.
Top Channel