Një qese që përmbante 16 kg kokainë u gjet në selinë e Kombeve të Bashkuara në Nju Jork javën e shkuar, bëri të ditur policia.
Droga ndodhej në një çantë me logon OKB-së, e cila mbërriti në zyrën e postës të organizatës, duke shkaktuar edhe aktivizmin e alarmit të sigurisë.
Zëdhënësi Paul Broun tha se pakoja duhet të ishte dorëzuar aksidentalisht.
“Nuk kishte emër ose adresë në dërgesën e mbërritur nga Mexico City nëpërmjet Cincinnatit”, shtoi ai.
Qesja e bardhë ngriti dyshime në momentin kur ishte duke u skanuar, sepse një imitim i dobët i një logoje të OKB-së ishte stampuar në të, në përpjekje për ta kaluar atë si një bagazh zyrtar.
“Brenda qeses, droga ishte fshehur në zarfa të bërë me fletë fletoresh”, u tha gazetarëve, nën/Sekretari i Përgjithshëm në OKB për mbrojtjen dhe sigurinë, Gregori Starr.
Zëdhënësi i OKB-së, Martin Nesirky i tha agjencisë së lajmeve AP se as OKB-ja, e askush që ishte pjesë e selisë së saj nuk ishte marrësi i parashikuar në dërgesë.
Top Channel