Një autobombë shpërtheu mesditën e se premtes në një lagje të banuar nga popullsi shiite në kryeqytetin e Irakut, Bagdad, duke shkaktuar vdekjen e 32 personave dhe plagosjen e 60 të tjerëve, disa prej të cilëve në gjendje kritike.
Shpërthimi ndodhi pranë një tregu të populluar, ndërsa një kortezh mortor po kalonte në lagjen Zafaranija. Sipas “Reuters”, autobomba u tentua të vendosej më parë pranë një komisariati policie, por misioni u anullua për shkaqe ende të paqarta.
Që prej largimit të trupave të fundit amerikane nga Iraku në dhjetor 2011, numri i viktimave është rritur në mënyrë drastike, ndërsa vendi është përfshirë nga një luftë e përgjakshme dhe përçarëse fetare.
16 dhe 13 persona mbetën të vrarë në dy sulme paralele kamikaze gjatë të enjtes.
Top Channel