Kandidati socialist për president në Francë, Francois Hollande, paraqiti platformën e tij zgjedhore, ku i jepej përparësi reduktimit të defiçitit buxhetor të vendit.
Ndër premtimet kryesore të Hollande ishte krijimi i 60 mijë vendeve të punës në edukim, 150 mijë vende pune për të rinjtë si dhe një taksë shtesë për fitimet mbi të pasurit dhe mbi bankat.
Aktualisht, Hollande gëzon një avantazh të thellë në sondazhe ndaj presidentit aktual, Nicolas Sarkozy. Zyra elektorale e Sarkozy kritikoi “manifestin” e socialistëve, të konsideruar si të parealizueshëm dhe jorealist.
Premtimi më ambicioz i Hollande është ai i “çrrënjosjes” së borxhit deri në vitin 2017, një vit pasi të skadojë mandati 5-vjeçar i presidentit të ardhshëm.
Dominique Strauss-Kahn, ish kreu i Fondit Monetar Ndërkombëtar, konsiderohej se do të ishte kandidati kryesor i socialistëve, deri përpara arrestimit të tij në Nju Jork për abuzim seksual, në maj 2011.
Ndonëse akuzat u rrëzuan, dëmtimi i reputacionit bëri që Kahn të mos zgjidhej për të konkurruar në garën presidenciale. Megjithatë, sondazhet tregojnë që çështja e tij ka luajtur në favor të Hollande, i përkrahur nga më shumë francezë që besojnë se pas skandalit Strauss-Kahn ka ndikim edhe presidenti Sarkozy.
Top Channel