Ekonomia amerikane shënoi një rritje të fortë në 3-mujorin e fundit të vitit 2011, duke dhënë shenja pozitive, sidomos në sektorin e tregtisë dhe në atë të punësimit.
Sipas Departamentit të Tregtisë, ekonomia e Shteteve të Bashkuara u rrit me 2.8 përqind në muajt tetor, nëntor e dhjetor dhe prodhimi i brendshëm bruto u rrit me 1.8 përqind. Por megjithëse rritja e GDP-së me 1.8 përqind, është pozitive, ajo është 1.2 pikë më poshtë nga sa kishin parashikuar analistët, të cilët në raportet e mëhershme pretendonin një rrijte prej 3 përqindësh të saj.
Të dhënat e Departamentit të Tregtisë tregojnë rritjen ekonomike më të madhe të regjistruar në Shtetet e Bashkuara në 18 muajt e fundit. Por shitjet u rritën vetëm me 0.8 përqind në krahasim me 3.2 përqind që ishin regjistruar në 3-mujorin e tretë të 2011-s.
Megjithëse tregjet reaguan mirë ndaj lajmit, ekspertët shprehen skeptikë për vijueshmërinë e rritjes në 3-mujorin e parë të 2012-s. Sipas tyre, rritja në 3-mujorin e fundit të 2011-s është ndihmuar nga rritja e konsumit të një sërë produktesh të kufizuara, produkte që duket se këtë 3-mujor nuk do të tërhiqen po në të njëjtat ritme nga tregu.
Top Channel