Fantazmat e nazizmit vazhdojnë të përndjekin Gjermaninë. Në ditën ndërkombëtare të kujtimit të Holokaustit, një 15-vjecare në qytetin Crimmitschau në Gjermaninë jug-lindore, denoncoi dhunën e ushtruar ndaj saj nga neonazistët.
Ngjarja është regjistruar ditën e enjte. Teksa ishte duke shkuar në shkollë, 15-vjecarja është sulmuar nga një grup neonazistësh. Një person e ka mbajtur prej krahu, ndërsa një tjetër, me një mjet të mprehtë, pasi i ka grisur rrobat, i ka “vizatuar” në trup 20 simbole të nazizmit, njëri prej tyre, pikërisht “kryqi i thyer”, i është gdhendur në fytyrë,
Policia ka marrë denoncimin nga një mësuese e 15-vjecares dhe është vënë në kërkim të autorëve.
Mbështetës në nazizmit, të cilët formojnë grupet e tyre, mbeten gjithmonë një problem në Gjermani pavarësisht se ligjet kundër tyre janë të ashpra.
Në fund të 2011-s, një grup neonazistësh u arrestua nga policia gjermane pasi akuzoheshin si përgjegjës të vrasjes së mbi 9 emigrantëve të huaj, krime që datonin që nga viti 2003.
Top Channel