Armët e ushtrisë libiane në dorë të Al-Kaedës

27/01/2012 09:45

Shumë armë të ushtrisë së rregullt në Libi mund të kenë përfunduar në duart e ekstremistëve islamikë, shkruhej në një raport tepër shqetësues të paraqitur në Organizatën e Kombeve të Bashkuara.

Në bazë të raportit, terroristët duket se kanë përfituar nga situata kaotike në vend pas shembjes së regjimit të Gaddafit, për të përfituar sasi të mëdha armësh nga depot e shpërthyera të ushtrisë së dorëzuar.

Sipas raportit, fuqizimi i vërejtur kohët e fundit nga organizata e “Boko Haram” në Nigeri, përgjegjëse për qindra viktima në atentate me bombë gjatë 2011-s, mund të lidhet pikërisht me municionet e siguruara në vendin e Afrikës së Veriut.

“Situata është shumë shqetësuese, pasi sasi të mëdha municionesh mungojnë dhe ka të dhëna se ato nuk janë vetëm në duart e milicive brenda vendit, por një pjesë është përvetësuar nga organizata me lidhje të ngushtë me Al-Kaedën”, shkruhej në raport.

Situata më shqetësuese është për vendet që kufizojnë Libinë, si Nigeria, Nigeri, Çadi dhe disa pjesë të shkretëtirës së Sahelit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA