Shtetet e Bashkuara do të kenë një ushtri më të vogël, më efikase dhe e aftë të përballojë cdo armik, në cdo terren.
Ky ishte thelbi i deklaratës së Sekretarit të Mbrojtjes, Leon Panetta para mediave ku njoftoi shkurtimin e 100 mijë trupave në ushtri, reformë kjo që do të prekë edhe marinsat.
Kreu i Pentagonit tha se e gjithë ushtria amerikane do t’i nënshtrohet një reforme të thellë, ku brenda 5 viteve të ardhshme 92 mijë ushtarë do të shkurtohen dhe disa baza do të mbyllen.
Pentagoni do të përballet me shkurtime fondesh prej 487 miliard dollarë në 10 vitet e ardhshme dhe këto shkurtime do të reflektojnë shkurtime në personel.
Shkurtimet financiare nuk do të prekin projektet e avancimit teknologjik ushtarak ku do të vazhdojë prodhimi i avionëve F-35 dhe të tjerë luftarakë.
“Synimi ynë është të shkurtojmë personel, të shkurtojmë shpenzimet duke ruajtur statusin e ushtrisë më të fortë në botë”, tha Sekretari Panetta.
Reforma do të fusë ushtrinë e Shteteve të Bashkuara në një fazë të re, ku përparësi do t’u jepet përmirësimit të teknologjisë, përqendrimin në prodhimin e mjeteve luftarake të kontrolluara nga larg, kryesisht avionët e telekomanduar (dronet) dhe përmirësimin e skuadrave elitë të ushtrisë, sic janë SEAL-s.
Top Channel