Presidentja argjentinase tregon shenjat e bisturisë
26/01/2012 17:10
Presidentja argjentinase, Cristine Fernandez de Krichner i është rikthyer punës së saj në krye të vendit, pas një operacioni të kryer në tiroide.
Por e vendosur nën kritikat e disa partive opozitare dhe armiqve të saj politikë, të cilët hidhnin hije dyshimi mbi operimin e saj, Fernandez është “detyruar” të tregojë para kamerave shenjat e bisturisë në qafën e saj.
Presidentja ka hequr shallin dekorativ që mbante, ka hapur flokët dhe ka deklaruar: “Ja, që të mos flitet më gjoja nuk jam operuar”.
Grupet rivale në politikë e kritikuan atë, duke deklaruar se ajo mori 20 ditë leje nga detyra pa patur “shkaqe serioze” dhe për ditë me radhë hodhën hije dyshimi mbi vërtetësinë e operacionit kirurgjik të saj.
Top Channel