Panetta: Al Kaeda përbën rrezik real

26/01/2012 00:00

Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Leon Panetta ka deklaruar se Al Kaeda
nuk është mposhtur ende dhe vazhdon të përbëjë një kërcënim real.

Në një intervistë për CBS, shefi i Pentagonit ka bërë të ditur se Shtetet e Bashkuara po ndjekin nga pas rrjetin ndërkombëtar të terrorizmit kudo që ndodhet.

Pyetjes a është mposhtuar Al Kaeda ai i është përgjigjur: “Ende jo. Ajo përbën ende një kërcënim real, vazhdon të jetë atje jashtë dhe ne duhet të vazhdojmë ta mbajmë nën presion”.

Edhe pse organizata terroriste është dobësuar dhe ka mbetur “jetime” pas vrasjes së Osama bin Laden, celulat e saj vazhdojnë të jenë të pranishme si në vendet-bazë të saj ashtu edhe në ato perëndimore.

Aktualisht në krye të saj mendohet se është mjeku egjiptian Ayman al Zawahri, krahu i djathtë i Bin Laden, dhe truri operacional i sulmeve të 11 shtatorit.

Ndër bazat kryesore të organizatës konsiderohet Jemeni, vend që gjithësesi nuk ka lejuar dislokimin e trupave të huaja, ndërkohë që aleatët e saj janë pothuajse të gjitha grupimet ekstremiste si talebanët, grupi somalez Boko Haram, Hezbollahu, etj.

Top Channel