Disa persona kanë humbur jetën si rrjedhojë e torturave që u janë nënshtruar në burgjet libiane, lajmëroi grupi për të drejtat e njeriut, “Amnesty International”.
Sipas aktivistëve, në qytetet e Tripolit, Misratës dhe Gerianit janë parë në spitale pacientë e plagë të hapura në kokë, trup dhe shpinë, pasi ishin marrë në pyetjet nga autoritetet e përkohshme libiane.
Gjithashtu të enjten, “Medecins sans Frontieres” (Mjekët pa kufi, një organizatë humanitare) lajmëruan për tërheqjen e tyre nga vendi, pasi trajtuan 115 pacientë pas torturave në Misrata. Një ish-bastion i Gaddafit, qyteti me 300 mijë banorë është shndërruar në një qendër të reprezaljeve të rebelevëve, tashmë në pushtet.
Organizata e Kombeve të Bashkuara prezantoi një raport alarmues gjatë javës, për kushtet në të cilat mbahen pacientët në vend.
”Torturat janë shndërruar në një praktikë të zakonshme të forcave policore dhe ushtarake, ndërsa milicitë vendore operojnë të gjitha jashtë kuadrit ligjor”, u shpreh zëdhënësi i “Amnesty International”.
”Pas premtimeve për përmirësimin e kushteve të qëndrave të burgimit, jemi të tmerruar që konstatojmë se asnjë progres nuk është bërë dhe se torturat vazhdojnë të jenë gjerësisht të pranishme”.
Sipas “Medicins sans Frontiers”, gjendja në të cilën kanë mbërritur disa prej pacientëve për t’u kuruar pas marrjes në pyetje nga policia ka qenë “kritike”.
Më shumë se 8 500 të burgosur, shumica të akuzuar se ishin besnikë të Gaddafit, mbahen nga forcat e milicisë në më shumë se 60 qëndra burgimi, të shpërndara nëpër të gjithë Libinë.
Top Channel