Gingrich dërgon garën presidenciale në Hënë

26/01/2012 15:45

Kandidati republikan për president, Newt Gingrich, premtoi një rritje drastike të fondeve për zhvillimin e shkencës, nëse do të zgjidhet presidenti i SHBA-ve.

Në një takim elektoral në Florida, Gingrich premtoi ngritjen e një baze amerikane në Hënë, si dhe zhvillimin e një industrie turistike hapsinore, nëse do të zgjidhet.

Gingrich është një prej katër kandidatëve republikanë të mbetur në garë, së bashku me Romney, Paul dhe Santorum. Fituesi do të sfidojë Barack Obaman në zgjedhjet presidenciale të nëntorit.

Gjithashtu, Gingrich u shpreh se do të mbështesë dhe do të bëjë realitetet projektin 40-vjeçar të Agjensisë Hapsinore Amerikane (NASA), për të dërguar njeriun e parë në Mars.

Sipas tij, “dominimi i garës hapsinore nga ana e SHBA është shumë i rëndësishëm për imazhin e vendit”.

Sidoqoftë, deklarata e Gingrich u vendos nën kritika të menjëhershme nga ana e rivalëve presidencialë, të cilët ironizuan ndaj fjalëve të tij, duke thënë se nuk mund të fitohet dominimi botëror dhe as të sigurohet mirëqënia e amerikanëve duke dërguar turistë në Hënë.

Ideja e ndërtimit të një baze në Hënë ka qenë një ide e presidentit George Bush dhe “NASA” ka plane për të nisjen e një projekti të tillë në vitin 2024.

Megjithatë, projekti u hoq nga axhenda prej administratës së Obamës, e cila në kuadrin e kursimeve, ka reduktuar shpenzimet e buxhetit shtetëror për shkencën dhe teknologjinë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA