Francë, proteza e gjirit, pranga kreut të kompanisë

26/01/2012 00:00

Policia franceze arrestoi presidentin e kompanisë që prodhoi protezat e gjirit Jean-Claude Mas në Var, në jug të Francës. 

72 -vjecari, themeluesi i “Poli Implant Prothezi” akuzohet për prodhimin e miliona protezave me silikon industrial, që nuk i përgjigjet standardeve të kërkuara. Hetimet kundër tij nisën nga prokuroria e Marsejës.Gjatë marrjes në pyetje, ai u tha policëve se kompania e tij “Poli Implant Prothezi” urdhëroi nëpunësit t’i fshinin silikonin, kur ata vizituan fabrikën e tij. Ai pohoi se kishte mashtruar inspektorët e sigurisë europiane për 13 vjet.

Disa pjesë të intervistës së tij u rishqyrtuan nga një gjyqëtar francez. 72 vjecari ishte treguar shume arrogant për cfarë kishte ndodhur dhe nuk kishte ndjerë asnjë keqardhje.Franca vendosi t’i ndalojë këto proteza, të prodhura në vitin 2010 dhe u këshilloi 30 mijë grave t’i hiqnin.

Ekziston frika se proteza mund të cahet dhe të lëshojë silicon në të gjithë trupin.  Shifra është më e madhe, shkon deri ne 400 mije gra, që kanë vendosur protezën në 65 vende, në vende te tjera të Europës dhe në Amerikën Latine.Sipas Interpolit, Mas kërkohej në Kosta Rika, i akuzuar për drejtim automjeti në gjendje të pirë. Por ngjarja që daton në qershor të vitit 2010 nuk ka asnjë një lidhje me cështjen e protezave.

Top Channel