Fëmijët njohin parimet e fizikës që 2-muajsh

26/01/2012 00:00

Që kur jemi 2-muajsh mësojmë parimet bazë të fizikës. Kështu thotë një
studim i Universitetit të Misurit në SHBA, i publikuar në revistën
“Cognitive Science”.

Studimi ka analizuar kërkimet e kryera në 30 vitet e fundit duke zbuluar se fëmijët që kur janë dymuajsh zotërojnë një fizikë të bazuar tek intuita dhe dinë që cdo objekt pa mbështetje bie dhe që një gjë e fshehur në të vërtetë nuk zhduket.

Më pas, kur janë 5-muajsh, fëmijët perceptojnë se substanca të caktuara si rëra apo uji nuk janë solide, ndërsa kur bëjnë 10 muaj zotërojnë tërësisht konceptin e volumit.

Top Channel