Aksident në qendër të Tiranës
26/01/2012 19:05
Një aksident me një të plagosur ndodhi pasditen e së enjtes në bulevardin “Zhan D’Ark”, në Tiranë.
Burimet spitalore informojnë se i plagosuri është jashtë rrezikut për jetën.
Sipas policisë, dy automjete tip “Benz” janë përplasur me njëri- tjetrin pas ndërprerjes që u është bërë në trajektoren e qarkullimit nga një motoçikletë që ka hyrë mes të dy automjeteve.
Për pasojë, automjeti “Benz” me targat zyrtare “TR 0278 Z”, që sipas policisë rrugore të kryeqytetit i përket kryetares së Gjykatës së Lartë, Shpresa Becaj, ka goditur automjetin tjetër me targë “TR 4525 S”.
Si rrjedhojë e aksidentit, mbeti i plagosur drejtuesi i motoçikletësh.
Top Channel