Ahmadinejad: Sanksionet e BE-së, nuk na prekin

26/01/2012 16:50

Presidenti iranian Mahmud Ahmadinejad ka ripërsëritur qendrimin e tij se sanksionet e reja të Bashkimit Europian kundër Republikës Islamike, vecanërisht ato që kanë të bëjnë me naftën, nuk do të dëmtojnë aspak vendin.

Në një intervistë për televizionin shtetëror në Teheran, presidenti iranian ka komentuar kështu vendimin e BE-së për sanksione graduale kundër Republikës Islamike:

“Njëherë e një kohë shkëmbimet tregtare mes Iranit dhe Europës kapnin 90 përqindëshin, sot janë vetëm 10 përqind. U bënë 30 vjet që Shtetet e Bashkuara nuk blejnë naftën iraniane dhe nuk kanë raporte me bankën tonë qendrore, ndaj mendoj se këto sanksione nuk do të dëmtojnë popullin iranian”, tha Ahmadinejad.

Nga sanksionet e vendosura nga Shtetet e Bashkuara, e më pas nga vendet e Bashkimit Europian, (vetëm pak ditë më parë), pritet të përfitojë Kina dhe vende të tjera që zhvillojnë tregtinë e lirë me Iranin. Teherani gradualisht është po shndërrohet në furnizuezin kryesor me naftës të ekonomosë në rrijte të Kinës.

Vendimi i BE-së mund të ketë ndikim në cmimin e naftës në tregjet ndërkombëtare. Vetë Fondi Monetar Ndërkombëtar paralajmëroi të mërkurën se këto sanksione mund të rrisin cmimin e naftës deri në 30 përqind.

Aktualisht vendi e Bashkimit Europian që shfrytëzon më shumë naftën iraniane është Greqia. Athina siguron 40 përqind të nevojave nga Irani, nisur nga fakti që e blen 5 dollarë për fuci më lirë se sa cmimet e tregut.
Irani është eksportuesi i pestë më i madh i naftës në rank botëror, duke prodhuar mesatarisht rreth 3.5 milion fuci në ditë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA