14.4 % e italianëve, të varfër

26/01/2012 00:00

Banka e Italise ka bere te ditura te dhenat e nje raporti mbi buxhetin e familjeve italiane gjate vitit 2010.

Gjate ketij viti gati nje e treta e familjeve i konsiderojne te ardhurat te pamjaftueshme per te mbuluar shpenzimet dhe eshte regjistruar nje renie reale e te ardhurave individuale prej 0,6% ne krahasim me 2008.

Raporti i Bankes pervijon nje situate shqetesuese: gati nje e treta e familjeve ka borxhe, per nje shume mesatare prej gati 43 mije eurosh. Ndersa nga ana tjeter vetem 10% e familjeve me te pasura ne Itali kane 45,9% te pasurise neto te pergjithshme, shifer qe rritet nga viti ne vit.

Nga dokumenti del se 14.4% e italianeve rezultojne te varfer, me nje rritje prej gati nje pike perqindjeje ne krahasim me 2008. Konsiderohen te varfer personat qe kane te ardhura me pak se gjysma e mesatares. Kjo kuote te varferish rritet ndjeshem, duke arritur mbi 40%, mes te huajve me banim ne Itali.

Top Channel