Një eksperitë në Suranam, vendin e vogël të Amerikës së Jugut, identifikoi 46 specie të reja, ekzistenca e të cilave nuk ishte e njohur më parë për shkencën.
Në bashkëpunim me indigjenët vendas dhe studentë, një grup shkencëtarësh regjistroi në total 1 300 gjallesa, ekzistenca e disa prej të cilave nuk ishte e njohur deri tani, ndërsa disa të tjera konsideroheshin si të zhdukura prej kohësh.
Midis tyre, e veçantë duket një brektosë e pagëzuar me emrin “bretkosa kauboj”, për shkak të palave të çuditshme në këmbët e saj.
Një tjetër specie krejtësisht e veçantë, e pikasur në ditën e fundit të vëzhgimit 3-javor, ishte një lloj peshku, lëkura e të cilit ishte e veshur me një ind të veçantë, nga i cili dalin gjemba që e mbrojnë specien nga sulmi i piranjave, amfibëve mishngrënës, që popullojnë të njëjtat ujra.
Drejtori i misionit vëzhgues, Trond Larsen, shpjegoi se përse Surinami është një vend kaq i veçantë për misionin e tij. “Ndonëse është një vend i vogël, të ndodh që zona të tëra të jenë pa rrugë dhe të dëndura me pyje që për karakteristikat që kanë, janë unikë në të gjithë planetin”, tha ai.
”Tashmë, ky është një prej vendeve të pakta në botë, në të cilin jeta mund të gjendet në gjendjen e saj të egër”.
Top Channel