Tërmet në Itali, autoritetet në alarm

25/01/2012 16:10

Lëkundje të fuqishme të tokës u ndienë mëngjesin e së mërkurës në veriun e Italisë, ndërsa sizmiologët janë të alarmuar nga mundësia që tërmeti i forcës 4,9 sipas shkallës rihter të ketë qenë një goditje paralajmëruese.

Siç raportojnë mediat italiane, lëkundjet u ndienë qartë në qytetet veriore të Milanos, Torinos dhe Xhenovës. Sipas Institutit Italian të Gjeofizikës, tërmeti ndodhi vetëm 30 kilometra në thellësi të tokës dhe kjo e bëri atë edhe më të ndjeshëm.

Ndonëse nuk janë regjistruar dëme në njerëz, ekziston shqetësimi që goditja e së mërkurës të këtë qenë paralajmëruese dhe të pasohet nga një tërmet më i fuqishëm në ditët në vazhdim.

”Jemi duke regjistruar valët pas tërmetit dhe nuk mund të përjashtojmë mundësinë që të ketë lëkundje të reja të tokës. Popullësia duhet të jetë e gatshme për të përballuar çdo eventualitet”, u shpreh një eksperte e sizmiologjisë.

Një tërmet i forcës 4,9 sipas shkallës rihter konsiderohet si mesatar për nga fuqia dhe i pamjaftueshëm për të shkaktuar dëme strukturore në ndërtesa. Sidoqoftë, është e rrallë që goditjet e mëvonshme të jenë më të fuqishme se tërmeti fillestar.

Tërmeti më i fuqishëm i shekullit mbetet deri tani ai i janarit 2011 në Japoni, ku lëkundjet e forcës nëntë sipas shkallës rihter shkaktuan dallgë deri në 15 metra të larta, përgjegjëse për humbjen e jetës së rreth 20 mijë personave dhe e një emergjence bërthamore në centralin e Fukushimës.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA