Zelensky i thotë ‘jo’ zgjedhjeve: Drejt kutive të votimit vetëm nëse arrihet armëpushim
Presidenti francez Nicolas Sarkozy do të flasë në televizion të dielën mbrëma, për të njoftuar reformat sociale.
Ai nuk është ende një kandidat zyrtar në zgjedhjet e ardhshme për Elizeun dhe kjo ka bërë që të lindin dyshime mbi mundësitë e tij për fitore.
Fjalimi i kreut të shtetit do të transmetohet nga televizioni publik “France 2”, nga rrjeti privat “TF1”, njoftoi agjencia franceze e lajmeve “AFP”.
Ndërkohë, zonja e parë e Francës, Carla Bruni ka dalë në mbështetje të bashkëshortit të saj, pikërisht për shkak të dyshimeve që kanë lindur lidhur me pozitën e tij.
“Bashkëshorti im nuk është aspak i dekurajuar. Nuk është në karakterin e tij të jetë kështu”, ka deklaruar Bruni në një intervistë për të përditshmen “Liberation”.
Dyshimet mbi mundësitë e Sarkozy për fitoren e mandatit të dytë kanë lindur së pari brenda së djathtës franceze dhe jo vetëm tek publiku.
Rivali kryesor i Sarkozy në zgjedhjet presidenciale është socialisti Francois Hollande, i cili në fillim të vitit ndezi garën elektorale duke sulmuar ashpër kreun e shtetit.
Në një letër të hapur të publikuar në të përditshmen “Liberation”, Hollande akuzoi Sarkozy se nuk kishte bërë mjaftueshëm për të përmirësuar jetën e francezëve.
Top Channel