Për të fiksuarit pas lojrave të fatit ka një term shkencor, quhet Ludomani! Për ata që bëjnë vepra penale quhet krim! Herë pas herë, kjo dashuri për lojen ka shtyrë shume burra e djem drejt vetvrasjes! Para pak ditesh, një i ri në Berat vrau vete me fotoksinë!
Gjate nates kishte humbur 5 milionë lekë të vjetra në lojrat e fatit! Ishte hera e tretë që provonte të vetvritej për shkak të problemeve me bixhozin dhe këtë here Dorian Soto humbi jetëen duke lënë jetim një fëmijë të vogel!
Ky është vetem rasti i fundit i dramave që ka shkaktuar një loje e zakonshme fati. Pak kohe më parë, nje 24 vjeçar në Vlore la po ashtu një fëmijë jetim për të njëjten arsye
Me 8 mars 2010, në Pogradec, 38-vjeçari F.Ç u vra me një plumb në kokë, në bulevardin kryesor të qytetit. Pistat e hetimit të çojnë drejt vrasjes për shkak të borxheve, pasi viktima prej kohësh luante bixhoz dhe nuk shlyente paratë
Milot: G.K, 32 vjeç është arrestuar nga policia pasi ka grabitur një banesë, ku ka marrë 150 mijë lekë dhe një sasi bizhuterish. Një pjesë e shumës është harxhuar në lojra fati. (janar 2009)
Tiranë: Punonjësi i burgut në Vaqarr, P.Gj, 44 vjeç i ka dhënë fund jetës në shtëpinë e tij me një pushkë. Ai ishte një lojtar i rregullt i lojërave të fatit, ndërsa dje të gjithë rrogën e kishte harxhuar në një sallë të tillë. Sipas familjarëve gjendja mendore e viktimës mund të jetë rënduar edhe nga borxhet e shumta për shkak të bixhozit. (7 nëntor 2008)
Kjo është një përmbledhje e shkurtër e krimeve apo vetrasjeve që kanë ndodhur për shkak të problemeve me bixhozin! Jete të ndërprera, e familje të shkatërrruara.
Top Channel