Merkel: Të rikonceptojmë Eurozonën

25/01/2012 20:15

Kancelarja e Gjermanisë, Angela Merkel, u shpreh në Forumin Ekonomik Botëror se një “rikonceptim i madh” është bërë i domosdoshëm për Eurozonën dhe ekonominë botërore.

”Reformat strukturore për të krijuar më shumë vende pune janë thelbësore”, tha ajo përpara delegatëve në resortin turistik të Davosit, Zvicër. “Të gjithë së bashku, duhet të guxojmë që të jemi më shumë europianë. Duhet të zgjidhim krizën e borxheve, në të njëjtën kohë që reformojmë sistemin tonë politik”.

Gjermania ka luajur një rol primar në huatë e dhëna për vendet në vështirësi financiare, por shumë gjermanë e shohin me sy kritik dërgimin e taksave të tyre në vende si Greqia apo shtete të tjera të Bashkimit Europian.

Më parë gjatë javës, shefja e Fondit Monetar Ndërkombëtar, Christine Lagarde, u shpreh se institucioni i saj ka nevojë për një rritje të buxhetit me 500 miliardë euro, që të ketë mundësitë të veprojë me efektshmëri përballë krizës së Eurozonës.

Megjithatë, skepticizmi i kreditorëve dhe mungesa e një plani të qartë, bashkuar me parashikimet për një rënie të mëtejshme në 2012-n, kanë bërë që bisedimet për këstin e ri të kredisë greke të dështojnë.

Nëse nuk do të marrë kredinë, Athina do të jetë e detyruar të shpallë falimentimin në muajin mars.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA