Liga Arabe tërhiqet nga Siria

25/01/2012 02:26

Shtetet e Gjirit Persik njoftuan tërheqjen nga misioni vëzhgues i Ligës Arabe në Siri.

Këshilli i Bashkëpunimit të Gjirit, sqaroi se vendet arabe i kishin injoruar raportet e monitoruesve mbi një shtim të dhunës në zonat e mbikqyrura prej tyre që nga fundi i dhjetorit.

Në fundjavë Arabia Saudite pati paralajmëruar se do t’i tërhiqte vëzhguesit e vet nga vendi arab për arsye të dhunës së vazhdueshme në Siri. Ndërsa të dielën, Ministrat e Jashtëm të organizatës kërkuan dorëheqjen e presidentit Bashar al-Assad dhe zëvendësimin e tij prej qeverisë së unitetit kombëtar.

Liga ka vendosur ndërkohë t’i lërë vëzhguesit e saj në Siri edhe për një muaj, por Damasku ende nuk ka thënë nëse do të pranojë apo jo.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA