
Ministri i Mbrojtjes libian, Osama al-Jauali mbërriti në qytetin e Bani Ualid, qytet që mbahet nën kontrollin e një grupi të armatosur njerëzish, mbështetës të ish-liderit të rrëzuar, Muamar Gadafi.
Ministri al-Jauali tha për mediat se vizita e tij në Bani Ualid ka për qëllim të bisedojë me personat armatosur për uljen e armave dhe rikthimit të autoritetet të Këshillit Kombëtar të Tranzicionit, autoriteti i përkohëshëm që do të qeverisë vendin deri në zgjedhjet e përgjithëshme që pritet të mbahen këtë vit.
Pavarësisht kësaj deklarate, forcat e sigurisë së Këshillit kanë rrethuar qytetin dhe janë gati të ndërhyjnë edhe me artileri të rëndë, që të sulmojnë, në rast të dështimit të bisedimeve për dorëzimin e militantëve. Megjithatë, një ushtarak i lartë tha se forcat e shumta janë aty për të rivendosur “situatën nën kontroll, jo për të luftuar”.
Top Channel